Një sulm me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në qytetin Graz të Austrisë, duke lënë disa të vrarë.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00. Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën.
Mediat e huaja raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Brenda godinës janë dëgjuar disa të shtëna dhe menjëherë është dhënë alarmi. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll nga forcat e sigurisë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi motivet apo identitetin e autorit. Ndërsa hetimet janë në vijim.