Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Alaskë, ku një nënë ka vrarë djalin e saj, 5 vjeçar dhe më pas ka njoftuar bashkëshortin për krimin e rëndë që kreu.
“Mos u frikësoni, nuk kemi më djalë”, i tha ajo bashkëshortit pas vrasjes së fëmijës së mitur.
Sipas dosjes së çështjes, 43-vjeçarja Cedar Mae Sarten vrau djalin e saj Bondi më 13 tetor dhe më pas i ka dërguar burrit një sërë mesazhesh rrëqethëse.
“Robert kjo është shumë serioze, duhet të vish këtu tani”, mësohet t’i ketë thënë fillimisht 43-vjeçarja ish-bashkëshortit të saj përpara se të shtonte “të lutem mos u mërzit, nuk kemi më djalë”.
Siç thuhet në shkresat e çështjes, 43-vjeçarja fillimisht e ka goditur me një send të fortë fëmijën dhe më pas e ka goditur me thikë kuzhine, pak pasi babai e kishte lënë në shtëpinë e saj, pasi çifti ishin të divorcuar.
Ekipet e shpëtimit që kanë shkuar me urgjencë në shtëpinë e 43-vjeçares, kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës 5-vjeçar në një shtrat dhe ajo është vetëdëmtuar në tentativë për t'i dhënë fund jetës.