Globi

TRONDITËSE/ Itali, çifti i të moshuarve gjenden të vrarë në banesën e tyre

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Itali, çifti i të moshuarve gjenden të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fanot, Itali, ku një çift i moshuar u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre.

Mediet italiane raportojnë se burri, 75-vjeçar ishte goditur në kokë, ndërsa gruaja e tij, 70 vjeçe, ishte mbytur.

Alarmi u ngrit nga djali i çiftit rreth 40 vjeç, i cili jeton në katin e sipërm të shtëpisë.

Para autoriteteve, djali mohoi në mënyrë të prerë që të jetë përfshirë në vrasjen e babait dhe nënës së tij, ndërkohë që po merret në pyetje.

Sipas hetimeve paraprake, në shtëpi ka pasur një sherr, i moshuari ka tentuar të mbrohet por nuk ka arritur. Policia mjekoligjore po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit/ve të krimit të dyfishtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH