Globi

TRONDITËSE/ Gjendet një trup i pajetë i mbështjellë me thasë plehrash dhe me pranga në duar, dyshohet se...

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Gjendet një trup i pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Janinë, ku shërbimet e policisë janë vënë në alarm, pas gjetjes së një trupi të pajetë.

Sipas medieve greke, dyshohet se trupi i pajetë është mashkull dhe mund të jetë vrarë. Viktima ishte i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe tek këmbët.

Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga mediat greke, dyshohet se autorët pasi kanë kryer vrasjen, e kanë zhvendosur trupin në vendin ku dhe u gjet sot.

Ndërkohë janë gjetur një palë pranga të cilat i ishin vendosur në dorën e majtë dhe një armë.

Por janë hetimet ato që do të zbulojnë nëse arma është përdorur për ta qëlluar këtë person. Autoritet njoftojnë se në zonë nuk është raportuar asnjë zhdukje dhe po kontrollohen të gjitha kamerat në zonën e Frontzu, në Janinë.

Poll
SHQIPENGLISH