Globi

TRONDITËSE/ Gjendet i djegur trupi i një gruaje pranë bregdetit, pranë saj u gjet 1 çakmak dhe...

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Gjendet i djegur trupi i një gruaje pranë bregdetit,

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Greqi, ku trupi i djegur i një gruaje u gjet në një shteg pranë Chora, Kythira.

Trupi i gruas u pikas nga një kalimtar në orën 08:50. Pranë saj u gjet diçka e ndezur dhe një çakmak.

Burri i saj ishte ai që identifikoi trupin. Gruaja reth 60-vjeçe drejtonte një dyqan bizhuterish. 

Policia po heton të gjitha skenarët. Megjithatë, policia e mbërritur atje anon drejt skenarit të vetëvrasjes, pasi pranë saj u gjet çakmaku dhe një shishe që me siguri përmbante benzinë, ndërkohë që nuk ka histori të dhunës në familje.

Në të njëjtën kohë, familja e saj nuk mund të mendojë për askënd që mund ta dëmtojë atë. Sipas kythiraika.gr, gruaja është gjetur e zhveshur dhe në gjendje të keqe. Ajo u gjet në rrugën për në Kakoprinë. Megjithatë mbetet ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së saj. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH