Globi

TRONDITËSE/ Burri vret gruan pasi i kërkoi divorcin, hedh trupin e saj të pajetë para shtëpisë së prindërve

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Burri vret gruan pasi i kërkoi divorcin, hedh trupin e saj

Një influencuese e njohur fitnesi nga Brazili u vra mizorisht nga burri i saj gjatë një debati të ashpër mes tyre.

Pasi kreu krimin, sulmuesi e hodhi trupin e saj jashtë shtëpisë së prindërve të saj. 

Debora Michels, 30 vjeç, u gjet e hedhur në një trotuar në Brazil, në një qytet në shtetin jugor të Rio Grande do Sul, më 26 janar 2024.

Policia beson se gruaja fatkeqe u vra nga burri i saj me të cilin kishte10 vite martuar, i cili më pas e hodhi trupin e saj të pajetë jashtë shtëpisë së prindërve të saj.

Alexander Gunsch i tha policisë se gruaja e tij bodybuilder filloi të ndihej e sëmurë dhe shpejt humbi ndjenjat. Më pas ai u nis për ta çuar në spital, por sipas tij kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, e hodhi në trotuar përballë shtëpisë së prindërve të saj.

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur i dyshuari hoqi trupin e Debit nga makina e tij dhe e hodhi në trotuar.

Vëllai i saj i indinjuar dhe i shkatërruar Alex Michels tha për mediat lokale: “Kjo situatë është e neveritshme. Ajo që kërkon familja jonë është drejtësia. Nuk mund të lini askënd të mbetet pa u ndëshkuar”.

Ai gjithashtu shtoi se Deby dëshironte një divorc. “Familja ka shumë forcë për të përballuar këtë situatë. Komuniteti është i tmerruar. Një ditë para krimit ata po diskutonin për divorcin. Gjithçka dukej se ishte mirë, derisa prindërit e mi u zgjuan dhe gjetën vajzën e tyre të vdekur para shtëpisë”.-tha vëllai i gruas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH