Globi

TRONDITËSE/ Babai vret me thikë në zemër djalin 31-vjeçar, shkak enët e palara

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Babai vret me thikë në zemër djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indiana të SHBA-ve, ku një baba 59-vjeçar ka vrarë të birin 31 vjeç për shkak të enëve të palara.

Sipas New York Post, vrasja me thikë në zemër ka ndodhur më 14 qershor ku autori i krimit brutal ishte Timothy Ray Lisby dhe viktimën Christopher Allen.

TRONDITËSE/ Babai vret me thikë në zemër djalin

Duke përshkruar atë që ndodhi, miku i familjes Jeremiah Green, i cili ishte gjithashtu dëshmitar okular, tha se pas debatit për enët e palara, Lisby u përlesh me djalin e tij.

“Tim kishte një lugë në dorë dhe ai po godiste Chrisin me të dhe ai më bërtiti ‘Jeremy merre lugën’ dhe unë e bëra. Pastaj Tim vrapoi në kuzhinë dhe mori diçka me shkëlqim dhe të mprehtë dhe e përplasi në gjoksin e Chris-it aq fort sa mundi.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH