Globi

TRAGJIKE/ Shpërthen mina në fshat, humbin jetën 9 fëmijët që e gjetën teksa po luanin

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Shpërthen mina në fshat, humbin jetën 9

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Afganistan, ku nëntë fëmijë kanë humbur jetën pas shpërthimit të një mine që daton nga lufta me Bashkimin Sovjetik në vitet 1980. Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i talebanëve. 

Washington Post shkruan se viktimat ishin pesë vajza dhe katër djem të moshës katër deri në dhjetë vjeç.

Mina, të cilën fëmijët e gjetën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte e dekadave më parë, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talebanëve në Ghazni.

Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t'i shitur për të mbajtur familjet e tyre. Shumë prej tyre vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera./Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH