Globi

TRAGJIKE/ Shembet skena gjatë një tubimi politik, nëntë të vrarë, mes tyre një fëmijë (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Shembet skena gjatë një tubimi politik, nëntë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Meksikë, ku të paktën nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë një fëmijë, dhe rreth 50 janë plagosur pasi një pjesë e një skene u shemb në një tubim zgjedhor në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës.

Sipas medieve të huaja, incidenti i rëndë ndodhi, teksa kandidati presidencial i qendrës së majtë Jorge Alvarez Maynez po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterrey-t.

Maynez nuk u plagos nga shembja dhe u pa duke folur me mbështetësit pas incidentit. Disa anëtarë të ekipit të tij u lënduan dhe përfunduan në spital, tha ai.

Shembja u shkaktua nga një erë e fuqishme tha Maynez në një postim në platformën X.  Në videot e publikuara shihet momenti kur struktura e ndriçimit u shemb ndërsa një numër njerëzish ishin në skenë.

Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan Maynez duke i përshëndetur mbështetësit tij dhe më pas vrapoi në pjesën e pasme të skenës për siguri, ndërsa kuptoi se një pjesë e strukturës po përmbysej.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH