Globi

TRAGJIKE/ Shembet kati i parë i restorantit, 4 të vdekur e dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Shembet kati i parë i restorantit, 4 të vdekur e

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi kati i parë i një restoranti u shemb në Playa de Palma, Majorca, Spanjë. 

Shefi i zjarrfikësve të zonës, Ender Garcia, shpjegoi se hipoteza kryesore se pse u shemb restoranti është pesha e tepërt e katit të parë. 

Aktualisht bilanci është 4 të vdekur dhe 16 të plagosur, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rëndë.

Viktimat janë një burrë dhe tre gra, njëra prej të cilave punëtore restoranti. Një nga të vdekurit është një i ri senegalez, i cili, siç shpjeguan miqtë e tij, sapo kishte dalë nga palestra dhe kishte ndaluar për një kafe në restorant.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH