Globi

TRAGJIKE/ Po kryenin punime në sistemin e kanalizimeve, humbin jetën 5 punëtorë, ishin pa maska (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Po kryenin punime në sistemin e kanalizimeve, humbin jetën 5

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku pesë punëtorë kanë humbur jetën, nga gazi toksik që dyshohet se ka qarkulluar në sistemin e kanalizimeve, ku ata ishin duke punuar në Casteldaçia të Palermos.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, grupi prej 6 personash mbetën të bllokuar në tunelet e strukturës nëntokësore, ku po punonin për mirëmbajtjen e impiantit të ngritjes së ujërave të zeza, në breg të detit.

TGCom24 shkruan se viktimat janë: Epifanio Assazia, 71 vjeç, i cili duhet të jetë bashkëpronar i kompanisë “Quadrifoglio”, Giuseppe Miraglia, Roberto Raneri, Ignazio Giordano dhe Giuseppe La Barbera, të cilët sipas medieve të vendit fqinj, nuk ishin të pajisur me maska. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH