Globi

Tragjike në Stamboll, shkon në 29 numri i personave që ishin mes punëtorëve që u dogjën në një klub nate që ishte në rikonstruksion

Shkruar nga Liberale

Tragjike në Stamboll, shkon në 29 numri i personave që ishin mes

Përshtati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Numri i të vdekurve është rritur në 29 në një klub nate në Stamboll në metropolin turk, pasi një zjarr shpërtheu gjatë punimeve të rinovimit në vend.

Viktimat ndodhën mes punëtorëve të ndërtimit në klubin e natës ku shpërtheu flakët në katin minus 1 dhe të dytë të një ndërtese 16-katëshe në lagjen Besiktas të qytetit, njoftoi në një deklaratë zyrtare Guvernatoria e Stambollit.

Shkaku specifik i zjarrit mbetet i panjohur, por në deklaratë thuhet se ka ardhur nga puna e rinovimit.

Me marrjen e alarmit, zjarrfikëset, ekipet mjekësore dhe policia kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa forcat e rendit kanë siguruar zonën.

Zjarrfikëset me 31 automjete dhe 86 efektivë kanë shuar flakët me shpejtësi dhe kanë vënë situatën nën kontroll.

“Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit janë duke vazhduar në vendin e incidentit”, thuhet në deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH