Globi

TRAGJIKE/ Gjenden 9 trupa të pajetë të emigrantëve në Mesdhe

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Gjenden 9 trupa të pajetë të emigrantëve në

Tragjike në Mesdhe. Kjo pasi roja bregdetare tuniziane gjeti nëntë trupa në det në brigjet e Mahdia të hënën, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TAP.

Nëntë trupa në gjendje dekompozimi u gjetën në zonën e bregdetit Tsemba dhe dy të tjerë në bregdetin e Salakta, sqaroi i njëjti burim.

Ndërsa numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Evropë përmes detit është rritur sërish këtë vit, fundosjet e anijeve me shumë viktima janë shumëfishuar në Mesdhe që nga fillimi i vitit. Të vdekurit që janë zbuluar vetëm në ujërat e Tunizisë kanë kaluar tashmë 200.

Në vitin 2023, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pothuajse 2,500 njerëz vdiqën ose u raportuan të zhdukur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun dhe të arrinin në Evropë me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë.

Kjo ishte një shifër e rritur me 75% krahasuar me vitin 2022. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH