Globi

Tragjike, 17-vjeçari vret studenten në lokal dhe më pas veten

Shkruar nga Liberale

Tragjike, 17-vjeçari vret studenten në lokal dhe më pas veten

Një studente u qëllua për vdekje dhe një studente tjetër u plagos të mërkurën nga të shtënat në një kafene të një shkolle të mesme në Nashville.
17-vjeçari, i cili ishte gjithashtu student në shkollën e mesme të Antiokisë, SHBA, më vonë qëlloi dhe vrau veten, tha zëdhënësi i policisë së Metro Nashville, Don Aaron gjatë një konference për shtyp.

Shkolla ka rreth 2,000 nxënës dhe ndodhet në Antioki, një lagje rreth 16 kilometra në juglindje të qendrës së Nashville.

Zyrtarët e shkollës u kërkuan prindërve që të mos shkonin atje për të marrë fëmijët e tyre, por të shkonin në një spital aty pranë. Nxënësit po transportoheshin me autobusë teksa u liruan nga shkolla falë ndihmës së policisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH