Globi

Tragjedi e rëndë në Brazil, avioni rrëzohet mbi një kompleks banimi pranë aeroportit: 62 pasagjerë në bord

Shkruar nga Liberale

Tragjedi e rëndë në Brazil, avioni rrëzohet mbi një

Tragjedi në Brazil. Një aeroplan pasagjerësh është përplasur me një kompleks banimi në qytetin Vinhedo, në shtetin brazilian të Sao Paulos. Sipas Voepass Linhas Aéreas, kompania zotëruese e avionit, bëhet fjalë për një aeroplan pasagjerësh turboprop model ATR-72 me një kapacitet prej 68 pasagjerësh.

Avioni u nis nga Cascavel (në shtetin e Paraná) për në Guarulhos (São Paulo). Policia ushtarake, zjarrfikësit dhe mbrojtja civile dërguan në vendngjarje shumë njerëz dhe automjete. Autoritetet nuk e kanë publikuar ende listën e pasagjerëve dhe për momentin nuk dihet numri i viktimave.

(Video e rënies) Shtatë ekipe janë përfshirë në përpjekjet e shpëtimit. Për momentin nuk ka informacione për viktima. Sipas portalit G1, do të ishte një aeroplan pasagjerësh me dy motorë, model ATR-72. Ky model mban, sipas Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil (Anac), 68 pasagjerë ndërsa në momentin e rrëzimit ndodheshin 62 vetë në bord.

Spitalet në Vinhedo dhe Valinhos po mobilizohen për të akomoduar të plagosurit. Në vendngjarje po ndërhyjnë Forcat Zjarrfikëse, Mbrojtja Civile dhe Policia Ushtarake.

Videot dramatike të mediave sociale të premten pasdite tregonin pamjet e avionit duke u rrëzuar në një zonë banimi jashtë qytetit brazilian të São Paulo.

Tragjedi e rëndë në Brazil, avioni rrëzohet mbi një

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH