Policia boshnjake ka arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikut të fëmijëve. Sipas mediave të huaja, autoritetet e Bosnjës gjetën 31 fëmijë në një shtëpi në qytetin veriperëndimor të Bircko.
Fëmijët, përfshirë foshnjat, u dërguan në një vend të sigurt, tha policia, ndërsa tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, “trafikim i qenieve njerëzore, trafikim i fëmijëve dhe abuzimi i të miturve.
Në Kroacinë fqinje, autoritetet thanë se gjashtë nga fëmijët e shpëtuar kishin pasaporta kroate, por nuk ishin raportuar më parë të zhdukur. Hetimi po vijon për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e autorëve.