Prodhuesi i automjeteve Toyota pritet të tërheqë 42 mijë automjete për shkak të problemeve me frenimin, raportoi të dielën Reuters.
Siç ka njoftuar Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada, këto probleme me frenimin mund të shkaktojnë zgjatjen e distancës së nevojshme për ndalim.
Tërheqja prek disa automjete Corolla Cross Hybrid 2023-2024.
Kjo agjenci ka raportuar për një gabim softueri në njësinë e kontrollit elektronik që menaxhon automjetin gjatë rrëshqitjes.