Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni foli nga Asambleja e OKB-së për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku i bëri thirrje Izraelit që të respektojë ligjin ndërkombëtar, duke mbrojtur popullsinë civile.
“Ne ritheksojmë se shteti i Izraelit ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e jashtme, siç ishte ai i tmerrshëm i 7 tetorit të kaluar, por në të njëjtën kohë i kërkojmë Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar, duke mbrojtur popullatën civile që, në një masë të madhe janë edhe viktima të Hamasit dhe zgjedhjeve të tij shkatërruese”, theksoi Meloni.
“Gjithashtu ne mbështesim të drejtën e popullit palestinez për një shtet. Por që kjo të bëhet realitet, palestinezët duhet t’ia besojnë një lidershipi të frymëzuar nga dialogu, nga stabilizimi i Lindjes së Mesme dhe nga autonomia”, deklaroi kryeministrja italiane.