Globi

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Libani!

Shkruar nga Liberale
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Liban u ka bërë sërish thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga vendi, pasi janë të rrezikuar nga sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Përmes një deklaratë të ambasadës amerikane, theksohej se janë bërë të mundur fluturime shtesë të organizuara nga ambasada për amerikanët që duan të largohen nga Bejruti dhe të kthehen në vendin e tyre.

“Pjesa më e madhe e këtij kapaciteti ka mbetur e pashfrytëzuar. Këto fluturime shtesë nuk do të vazhdojnë pafundësisht. Ata që zgjedhin të mos largohen tani nuk duhet të mbështeten tek qeveria e SHBA për nisjen ose evakuimin e asistuar nëse situata në vend përkeqësohet më tej “, thuhet në deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH