Globi

Të vdekurit transportohen me kamion, pamje të rënda nga Meka (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Të vdekurit transportohen me kamion, pamje të rënda nga Meka

Peligrinazhi i haxhit i këtij viti në Mekë është shënuar nga temperatura tepër të larta (50 gradë C dhe në disa raste dhe më shumë) dhe numri i personave të vdekur ka shkuar mbi 1000. Turma të mëdha janë afruar në qytetin e shenjtë të Mekës, pasi rreth 1.8 milionë myslimanë janë mbledhur për këtë ngjarje të shënuar.

Haxhi, që mbahet sipas kalendarit hënor të islamit, po mbahet në këtë vit gjatë verës të nxehtë të Arabisë Saudite. Qendra Kombëtare Meteorologjike raporton se termometri ka shënuar 51.8 gradë celcius në afërsi të Xhamisë së Madhe të Mekës.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të personave që vuajnë tejet mase nga i nxehti. Disa prej tyre janë sëmurë, ndërsa të tjerë kanë ndërruar jetë. Në pamje, shihet dhe një kamion, që mban kufoma të të vdekurve.

Peligrinazhi i haxhit mbahet çdo vit dhe është ngjarje e shënuar për myslimanët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH