Shtatëmbëdhjetë vetë u vranë në dy të shtëna masive në një qytet rural të Afrikës së Jugut, tha policia të shtunën (28 shtator).
Siç raporton faqja e CBS News, kërkimet për të dyshuarit janë duke vazhduar, ndërsa raportohet se nga sulmi janë vrarë 15 gra dhe dy burra. Gjithashtu, një person ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Të shtënat ndodhën të premten mbrëma në qytetin Lusikisiki, në provincën e Kepit Lindor, në juglindje të Afrikës së Jugut.
Videoja e publikuar nga policia tregonte se të shtënat po ndodhnin në dy shtëpi në të njëjtën lagje, e cila përbëhet nga vendbanime rurale. Dymbëdhjetë gra dhe një burrë u vranë në një shtëpi dhe tre gra dhe një burrë u vranë në një shtëpi tjetër aty pranë, tha policia.
Katër gra, një burrë dhe një foshnjë 2 muajshe mbijetuan.