Globi

Të gjithë sytë nga ballkoni i Buckingham! Kate shfaqet për herë të parë në publik pas diagnostikimit me kancer: Jam më mirë, por rreziku...!

Shkruar nga Liberale

Të gjithë sytë nga ballkoni i Buckingham! Kate shfaqet

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka njoftuar se do të bëjë daljen e saj të parë publike pas diagnostikimit me kancer.

Në një reagim të saj në rrjetin social Instagram, Kate tha se mund të jetë e pranishme në festimin për ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III.

Kate pritet me padurim nga publiku për të dalë në ballkonin e Pallatit Buckingham, për urimin tradicional të mbretërve britanikë me rastin e kësaj feste.

Do të jetë ngjarja e tij e parë publike në gati shtatë muaj. Kate theksoi se gjendja e saj shëndetësore nuk e ka kaluar akoma rrezikun, duke zbuluar se ka ditë të mira dhe ditë të këqija, pasi i nënshtrohet 'kimioterapisë parandaluese' për një formë të panjohur të sëmundjes.

"Duke marrë çdo ditë ashtu siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohën shumë të nevojshme për t'u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithë juve që keni ndarë me kaq guxim historitë tuaja me mua", ka shkruar Kate Middeleton në mesazhin e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH