Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz akuzojnë miliarderin amerikan Elon Musk se po ndërhyn gjithnjë e më shumë në politikën e brendshme të vendeve të tyre, duke mbështetur të djathtën ekstreme.
Drejtuesit e disa qeverive europiane kanë kundërshtuar mënyrën se si Elon Musk po ndërhyn gjithnjë e më shpesh në debatin politik të vendeve të tyre, duke u përpjekur të ndikojë në të.
Fillimisht miliarderi amerikan, i cili edhe do të ketë një rol me ndikim të madh në administratën e Trump, ndërhyri në debatin e brendshëm të politikës britanike, por jo vetëm aty, madje një nga iniciativat e tij të fundit ishte mbështetja e dhënë për partinë e ekstremit të djathtë AFD.
Për një ndërhyrje të tillë, Musk u kritikua nga tre liderët kryesorë të Europës. I pari që reagoi ishte kancelari gjerman Olaf Scholz, ditën e hënë iu bashkua edhe kryeministri Keir Starmer, si dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Në ditët e para të vitit 2025, Musk rriti aktivitetin e tij në rrjetin social X, por sipas Washington Post, një lëvizje e tillë mund të përkufizohet si përpjekje për të ndikuar në politikën e globale, përmes aplikimit të të njëjtave teknika dhe për rrjedhojë duke huazuar të njëjtat tone polarizuese me të cilat Musk kishte arritur të bëhej një faktor kyç në debatin politik të SHBA-së. Për shembull, në muajin dhjetor, ai arriti të rrëzojë një marrëveshje që ishte finalizuar mes demokratëve dhe republikanëve për të financuar aktivitetet e qeverisë, duke iu imponuar atyre kushtet e veta.
Retorika e ndërhyrjeve të Musk në debatin politik është shumë agresive. Në një nga postimet e tij të fundit, i cili kishte marrë një numër shumë të lartë klikimesh, shprehte opinionin se Starmer mund të burgosej, duke risjellë në kujtesë disa raste përdhunimesh që kishin ndodhur shumë kohë më parë në disa qytete britanike, ku sipas Musk, Starmer nuk kishte hetuar në mënyrë profesionale, kur ai ishte Prokuror i Përgjithshëm, rreth viteve 2008-2013. Në realitet, Starmer me punën e tij, këmbënguli në rihapjen e hetimeve në lidhje më ato ngjarje.
Sondazhi është ndoshta një nga shembujt më të fortë, ku teknologjia e përdorur pothuajse ngjall një ndërhyrje ushtarake kundër përfaqësuesve të një prej aleatëve kryesorë europianë të Shteteve të Bashkuara. Po ashtu, është një prototip i skemës së Musk, i cili i cilëson qeveritë demokratike me politikat e të cilave ai nuk pajtohet si jolegjitime dhe autoritare. Në nëntor, Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ndërhyri përballë sulmeve të Musk, ndaj magjistratëve italianë: Musk e kishte quajtur gjithashtu presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier një “tiran antidemokratik”.
Starmer, Macron dhe Scholz e kanë bërë të qartë, me tone të ndryshme, se janë të lodhur nga ndërhyrjet e Musk. Në veçanti, ata e akuzojnë atë për përhapjen e dezinformatave dhe përforcimin e mesazheve raciste dhe në mbështetje të së djathtës ekstreme.
Ditën e hënë, Starmer deklaroi se Musk e ka ekzagjeruar dhe se “ata që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata janë të interesuar vetëm për veten e tyre dhe për viktimat” e komploteve të supozuara që janë raportuar nga Nigel Farage. Musk tani është fiksuar me Tommy Robinson, një aktivist neo-fashist britanik, i cili është shumë ekstremist edhe për partinë “Reforma” në Britaninë e Madhe, duke theksuar se Farage nuk është personi i duhur për të drejtuar partinë.
Në lidhje me politikën gjermane, Musk është shprehur se “vetëm AFD mund ta shpëtojë Gjermaninë”, duke shkruar edhe një editorial në revistën Welt dhe gjithashtu arriti të realizojë një transmetim live në X, së bashku me liderin e partisë së ekstremit të djathtë Alice Weidel, i cili do të jetë të enjten më 9 janar në SHBA.
Një ndërhyrje e tillë është kritikuar nga disa politikanë të nivelit të lartë në Gjermani, ku kancelari Scholz deklaroi se Musk e cilësonte një “troll” dhe një provokator. Edhe Friedrich Merz, lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU), e kritikoi Musk, duke u shprehur “se ndërhyrja e tij në debatin e brendshëm të politikave të vendeve mike, s’mund të krahasohet me asnjë rast tjetër në historinë e demokracive perëndimore”.
Në listën e qeverive kryesore europiane më të cilat Musk është përplasur ka vetëm një përjashtim: Italia. Arsyeja, përveç marrëdhënieve personale që kanë ai dhe Trump me kryeministren Meloni, është edhe harmonia politike me qeverinë italiane, e cila i përket ideologjisë së djathtë, krejt ndryshe nga tre vendet e tjera europiane (socialdemokrate në Gjermani dhe Britaninë e Madhe, liberale e qendrës së djathtë në Francë). / Përgatiti Liberale.al