Globi

Të dënuar për vrasje dhe grabitje, arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

Shkruar nga Liberale
Të dënuar për vrasje dhe grabitje, arratisen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arratisur nga Burgu i Kassavetias në Greqi.

Arratisja e tyre është evidentuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme nga gardianët e burgut.

Bëhet fjalë për personazhe të dënuar me 20 vjet heqje lirie për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr. Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.

Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH