Globi

TAKSAT shtesë zemërojnë qytetarët në Kenia: Protestuesit i vënë flakën parlamentit, policia vret 5 prej tyre

Shkruar nga Liberale

TAKSAT shtesë zemërojnë qytetarët në Kenia:
Një ligj i ri që paralajmëronte taksa më shumë për popullsinë në Kenia ka shkaktuar një valë të përgjakshme protestash në Nairobi.

TAKSAT shtesë zemërojnë qytetarët në Kenia:

Si pasojë e protestave, policia dhe demonstruesit janë përleshur nga ku edhe janë shkaktuar pesë viktima.

TAKSAT shtesë zemërojnë qytetarët në Kenia:

“Policia në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka qëlluar për vdekje të paktën pesë persona gjatë protestave të mëdha kundër rritjes së planifikuar të taksave”, kanë deklaruar autoritetet.

TAKSAT shtesë zemërojnë qytetarët në Kenia:

Gjithashtu, raportohet për rreth 45 persona të lënduar, të cilët janë dërguar në Spitalin e Nairobit dhe po marrin trajtimin mjekësor. Teksa kanë kundërshtuar ligjet e reja tatimore, një pjesë e parlamentit kenian është djegur nga protestuesit. Gjatë gjithë ditës, në Nairobi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe është hedhur gaz lotsjellës ndaj protesuesve nga ana e policisë.

TAKSAT shtesë zemërojnë qytetarët në Kenia:

Në mesin e protestuesve ka qenë edhe motra e ish-presidentit amerikan, Barck Obama, aktivistja keniane, Auma Obama. Në një pronocim për CNN, ajo tha se ndaj saj është hedhur gaz lotsjellës gjatë demonstratave jashtë parlamentit në Nairobi. BBC mësoi se disa deputetë janë strehuar në bodrumin e parlamentit pasi miratuan projekt-ligjin financiar që synon taksa të reja në kurriz të qytetarëve kenianë. Protestat po zhvillohen edhe në pjesë të tjera të Kenias, pasi zemërimi në popull është rritur ndjeshëm.

TAKSAT shtesë zemërojnë qytetarët në Kenia:

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH