Globi

Sunak për Houthi: Ne nuk duam konflikt, ne po reagojmë për vetëmbrojtje

Shkruar nga Liberale

Sunak për Houthi: Ne nuk duam konflikt, ne po reagojmë për

Kryeministri britanik Rishi Sunak bëri një deklaratë urgjente në Dhomën e Komunave mesditën e së martës pas operacionit të dytë kundër Houthi, i cili përfshin avionët e Forcave Ajrore Mbretërore Typhoon nga baza e Cape Town.

Sunak tha se sulmet e fundit ishin “të kufizuara, të synuara dhe të nevojshme”, pasi Houthi-t kanë kryer dhjetëra sulme ndaj anijeve tregtare dhe objektivave ushtarake në Detin e Kuq, 12 prej tyre që nga operacioni i parë amerikano-britanik më 11 janar.

“Ne kemi vepruar për të degraduar më tej aftësinë e tyre për të kryer sulme të tilla,” tha kryeministri britanik dhe më pas siguroi liderin e opozitës Sir Keir Starmer se informacionet e reja konfirmuan se sulmet kundër Houthi kishin qenë efektive.

Ai tha gjithashtu se avionët britanikë goditën dy objekte ushtarake që strehonin ” objektiva të shumta specifike të përdorura nga Houthi për të mbështetur sulmet e tyre ndaj anijeve”.

Ai gjithashtu theksoi se “vëmendja maksimale” i është kushtuar mbrojtjes së civilëve.

Duke thënë se Britania nuk po kërkon konflikt në rajon dhe se sulmet në Jemen nuk ishin të lidhura me luftën në Gaza, Sunak u bëri thirrje Houthi-ve dhe atyre që i mbështesin ata që të ndalojnë këto sulme të paligjshme dhe të papranueshme.

Por ai paralajmëroi se vendi i tij “nuk do të hezitojë të përgjigjet përsëri për vetëmbrojtje“ nëse sulmet në Detin e Kuq vazhdojnë.

Ai njoftoi gjithashtu një vizitë të Sekretarit të Jashtëm Lord Cameron në rajon brenda javës dhe sanksione të reja së bashku me SHBA kundër aktorëve që mbështesin Houthit.

Poll
SHQIPENGLISH