Stuhia “Bert’ ka goditur Britaninë e Madhe, duke sjellë reshje dëborë, shi të dendur dhe erëra të forta.
Autoritetet kanë dhënë 13 alarme për përmbytje në fuqi në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas medieve të huaja, fluturimet janë ndërprerë në aeroportin e Newcastle për shkak të borës së madhe. Të paktën 60,000 shtëpi, biznese dhe ferma kanë mbetur pa energji në Irlandë, tha Bordi i Furnizimit me Energji Elektrike.
Kompanitë hekurudhore u kanë kërkuar pasagjerëve të shmangin udhëtimet në zona të caktuara dhe disa kanë paralajmëruar për ulje të shërbimeve. Autostrada Kombëtare lëshoi një “alarm për mot të rëndë” për borën që ka prekur Yorkshire dhe Anglinë verilindore midis orës 5 të mëngjesit dhe 3 pasdite të së shtunës.
Në të gjithë Anglinë jugperëndimore dhe Uells, Met Office ka dhënë një paralajmërim për përmbytje.