Sot, më 12 janar, shënohen 49 vite nga vdekja e Agatha Christie, autore angleze e cila u bë e njohur në botë për novelat e saj të zhanrit krim, gjithsej 66 të tilla, 14 vëllime me tregime të shkurtra dhe po ashtu për dramën më të shfaqur në histori “The Moustrap”.
Christie është autorja më e shitur në botë, me 2 billion kopje të shitura, duke e thyer edhe rekordin botëror në Guiness World Records.
Shumë libra të Christie janë adaptuar për televizion, radio, dhe libra grafik. Janë dikund rreth 30 filma të bazuar në romanet e saj. Autorja u edukua në shtëpi nga prindërit e saj dhe filloi të shkruante tregime të misterit gjatë Luftës se dytë Botërore.
Fillimet e saj ishin të vështira dhe shpesh nuk iu pranuan librat nga shtëpitë publikuese, megjithatë libri i saj i parë “The Mysterious Affair at Styles” ishte një sukses i madh. Gjatë fundit të karrierës së saj ajo flloi të shkruante romane të zhanrit romancë me libra si “Unfinished Portrait” dhe “A daughter’s daughter” ndër pseudonimin Mary Westmacott.
Chrisite u titullua Damë nga shteti i Anglisë në vitin 1971, ndërsa ajo u pa për herë të fundit në publik në vitin 1974 kur u shfaq drama e saj “Murder on The Orient Express“.
Christie lindi në një familje të pasur të klasës së mesme të lartë në Torquay, Devon, dhe kryesisht u shkollua në shtëpi. Ajo ishte fillimisht një shkrimtare e pasuksesshme me gjashtë refuzime të njëpasnjëshme, por kjo ndryshoi në vitin 1920 kur u botua Çështja Misterioze në Styles , me detektivin Hercule Poirot.
Burri i saj i parë ishte Archibald Christie, ata u martuan në vitin 1914 dhe patën një fëmijë përpara se të divorcoheshin në vitin 1928. Pas prishjes së martesës dhe vdekjes së nënës së saj në vitin 1926, ajo u kthye në qendër të shtypit dhe gazetave ndërkombëtare, duke u zhdukur për njëmbëdhjetë ditë.
Gjatë të dy Luftërave Botërore, ajo shërbeu në ambulancat e spitaleve, duke marrë një njohuri të plotë të helmeve që u shfaqën në shumë prej romaneve, tregimeve të shkurtra dhe dramave të saj. Pas martesës së saj me arkeologun Max Mallowan në vitin 1930, ajo kalonte disa muaj çdo vit në gërmime në Lindjen e Mesme dhe përdori njohuritë e saj të dorës së parë për këtë profesion në letërsinë e saj.