Globi

Sot, 20 vite nga themelimi i "Facebook"

Shkruar nga Liberale

Sot, 20 vite nga themelimi i "Facebook"

Si sot 20 vite më parë, në 4 shkurt 2004 u themelua “Facebook” nga Mark Zuckerberg dhe 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andreë Mccollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, të cilët studionin në Harvard.

Gjiganti i mediave sociale "Facebook", 20 vite pas krijimit vazhdon të tregojë fuqi të madhe duke “mposhtur" konkurrentët e hershëm si: MySpace dhe Friendster.

Në mbarë botën, Facebook ka më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë të përditshëm dhe ka ruajtur një rëndësi të madhe, duke zënë shpesh skenën qendrore në shumë nga debatet kulturore dhe politike.

Në vitin 2004, Facebook ishte një faqe vetëm në Harvard. Gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, faqja u zgjerua, duke lejuar fillimisht studentët nga kolegjet dhe universitetet e tjera të regjistroheshin, më pas shkollat e mesme dhe profesionistët.

Deri në vitin 2006, ku platforma filloi të shpërndahej dhe nisën shumë njerëz të hapnin profilet e tyre. “Facebook” u pa si një kanal komunikimi mes familjarëve, miqve, si dhe për të ndarë me ta momente nga jeta e tyre, apo për të dhënë opinionin e tyre për çështje të ndryshme.

Emri “Facebook” vjen nga një togfjalësh të një libri me të dhënash udhëzuese  nga lëndët mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane. Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH