Globi

Është programuar të mos flasë për politikë e as për s*ks, Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër”

Shkruar nga Liberale

Është programuar të mos flasë për politikë e as

Pas prezantimit të robotit “mashkull”, Arabia Saudite ka prezantuar së fundmi edhe robotin humanoid “femër”, inteligjenca artificiale e të cilës është e koduar që të përputhet kulturalisht me vlera e këtij kombi.

Vetëm disa javë pas prezantimit të robotit “mashkull” i cili i preku të pasmet gazetares në eventin debutues, krijuesi i tij ka zbuluar versionin “femëror”, Sara e cila është programuar për të refuzuar bisedat rreth seksit apo politikës.

Diskutimi i hapur i secilës temë është i kundërligjshëm për gratë e vërteta saudite sipas ligjit të Sheriatit. Sara e di “që është femër”, 25-vjeçare, 162 centimetra e gjatë – e veshur me rroba tradicionale saudite.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë QSSS AI & Robots me seli në Riad, Eli Metri, ka bërë të ditur se “Sara flet dy gjuhë, atë arabe dhe angleze”.

Madje sipas prodhuesit, Sara mund të detektoj dhjetëra dialekte të ndryshme saudite, kurse inteligjenca artificiale e këtij roboti është e koduar. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH