Globi

Shqiptarit i bëjnë ATENTAT në Greqi, e qëllojnë me tre plumba kur po kthehej në shtëpi

Shkruar nga Liberale

Shqiptarit i bëjnë ATENTAT në Greqi, e qëllojnë me tre

Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kato Achaia, Greqi.

Protothema.gr,  shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, kur shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po kthehej në shtëpi.

43-vjeçarit i është afruar një makinë e zezë, e cila drejtohej nga një person i paidentifikuar, i cili ka nxjerë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të tij.

Si pasojë e të shtënave shqiptari ka mbetur i plagosur në bel dhe është dërguar me urgjenncë për të marë ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja pistolete 9 mm dhe një fishek i deformuar,  ndërkohë Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes së shqiptarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH