Të shtëna me armë janë raportuar paraditen e sotme në Kerameikos, në Greqi. Sipas mediave greke i plagosur ka mbetur një 36-vjeçar shqiptar.
Sipas policisë kanë qenë tre persona që kanë qëlluar me armë dhe për pasojë shtetasi shqiptar ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ai është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të plagosjes.