Globi

SHOKUESE/ 18-vjeçari vret me gërshërë vëllain e vogë pas një sherri për rrobat

Shkruar nga Liberale

SHOKUESE/ 18-vjeçari vret me gërshërë vëllain e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 18 vjeçar ka vrarë me gërshërë vëllain e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediet greke ngjarja ka ndodhur pas një sherri për disa rroba mbrëmjen e së martës mes dy vëllezërve.

Në momentin e sherrit në shtëpi kanë qenë gjyshja, nëna e dy vëllezërve dhe e motra. Nëna dhe gjyshja u përpoqën t’i ndanin por gjërat dolën jashtë kontrollit dhe dy të rinjtë u gjendën në dysheme duke goditur me grushte dhe shkelma.

Më pas situata ka agravuar ku 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë nga dhoma e gjumit dhe ka nisur të ndjekë vëllanë e tij të vogël dhe 16 vjeçari, në tentativë për t’u fshehur në dhomën e ndenjes, është goditur nga 18 vjeçari në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen.

Fqinjët thanë se nuk ishte hera e parë që dy vëllezërit debatonin, pasi edhe më herët kishin pasur zënka e debate të ashpra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH