Një alpinist i cili ra në një përrua në një mal, pasi u sulmua nga një ari, ka ndërruar jetë në spital. Burri përfundoi në përrua, pasi një ari e sulmoi atë dhe mikun e tij në pyllin Fraktou.
Ai u nxor me helikopter nga vendi ku mbeti i zioluar dhe pa ndjenja, ndërsa fillimisht u transportua në aeroportin ushtarak të Chrysoupolis dhe më pas, në spitalin e Kavallës.
Sië shihet zona ku ndodhi incidenti është jashtëzakonisht e vështirë për t’u aksesuar me pyll të dendur dhe një shpat të pjerrët.
Në operacion morën pjesë gjithsej 37 zjarrfikës të EMAK për të gjetur dhe transportuar alpinistin.
Të hënën, ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendin e ngjarjes gjetën gjallë njërin nga dy burrat, i cili ishte ngjitur në një pemë për të mbrojtur veten, i cili më pas kishte kërkuar ndihmë. Sipas informacioneve, ai ishte një nga të parët që zbriti në përrua, më shumë se 500 metra të thellë, për të gjetur mikun e tij. Ai arriti në një thellësi prej 25 metrash, pa zbuluar asnjë gjurmë të tij.
Përpjekjet për të gjetur burrin që ra nga shkëmbi kishin vazhduar gjatë gjithë natës, me ekipet e shpëtimit që zbritën në një thellësi prej 300 metrash, por u ndalën sepse ishte errësirë dhe e rrezikshme për ta.