Globi

Shkak temperaturat e larta/ Greqia detyrohet t’i mbyllë para kohe shkollat

Shkruar nga Liberale

Shkak temperaturat e larta/ Greqia detyrohet t’i mbyllë para kohe

Meteorologët kanë paralajmëruar se katër ditët e ardhshme do të jenë tepër të nxehta për Greqinë.

Deri në 43 gardë Celsius, vala e të nxehtit do të prekë kryesisht rajonet qendrore dhe jugore të Greqisë kontinentale.

Sakaq mediat greke bëjnë me dije se piku i vapës pritet nesër, e mërkurë, 12 qershor dhe ditën e enjte, 13 qershor.

Më datë 14 qershor do të mbyllet viti shkollor për kopshtet dhe për shkollat fillore, një vendim që është marrë prej disa bashkive në Greqi si pasojë e temperaturave tepër të larta, të cilat kanë çuar në përfundim para kohe të vitit shkollor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH