Një copë “shumë e rrallë” e tortës së dasmës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, e ruajtur për 77 vite, u shit për 2800$ nga shtëpia e ankandeve Reeman Dansie.
Pjesa e tortës e cila tani nuk mund të konsumohet, ka mbijetuar për gati tetë dekada që nga dita e dasmës më 20 nëntor 1947. Ajo është ende e paketuar me kujdes në një kuti të vogël, me stemën argjendi të Elizabethës si princeshë dhe një napë të zbukuruar brenda saj.
Copa e tortës iu dërgua nga familja mbretërore Marion Polson-it, kujdestares kryesore të kështjellës Holyrood House në Edinburg, rezidenca qendrore e monarkëve anglezë në Skoci.
Së bashku me tortën, Polson mori një letër nga Elizabetha, ku ajo e falënderonte për dhuratën e dasmës. Torta e dasmës së Elizabethës dhe Philipit ishte një krijim madhështor, me lartësi prej 2.7 metrash dhe peshë prej 250 kg.