Globi

Shiste kanabis në lokalet e natës, arrestohet turisti grek në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Shiste kanabis në lokalet e natës, arrestohet turisti grek në

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas grek, pasi në banesë iu gjet kanabis e ndarë në doza.

Pas informacioneve të marra se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek, 27 vjeç, banues në Gjermani.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas qëndronte, efektivët gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH