Globi

Shira të dendur dhe rrufe, dhjetëra të vdekur në disa dite në këtë vënd

Shkruar nga Liberale

Shira të dendur dhe rrufe, dhjetëra të vdekur në disa dite

Të paktën 39 persona kanë gjetur vdekjen në Pakistan pas disa ditësh shirash jashtëzakonisht të dendur që goditën jugperëndimin e vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa nga të vrarët ishin fermerë të goditur nga rrufeja gjatë korrjes së grurit, thanë autoritetet.

Imazhet në internet tregojnë një pjesë të tokave bujqësore të përfshira nga uji i shiut.

Përmbytjet e shpejta kanë ndërprerë gjithashtu furnizimin me energji elektrike dhe rrjetet e transportit.

Pakistani ka përjetuar një rritje të ngjarjeve ekstreme të motit, pasi përballet me ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Në vitin 2022, pjesë të vendit u zhytën plotësisht nga përmbytjet e paprecedentë, duke vrarë më shumë se 1700 njerëz dhe duke lënduar mijëra të tjerë.

Miliona njerëz mbetën të pastrehë dhe u mungonte uji i pastër i pijshëm për disa muaj më pas. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH