Globi

Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, mes tyre edhe një grua (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohen 3 shqiptarë

Gjatë një operacioni, policia greke ka shkatërruar një grup kriminal, anëtarët e të cilit shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Në aksionin policor u arrestuan 7 persona, nga të cilët 3 janë anëtarë të grupit kriminal dhe 4 pasi shkelën vulat e vendosura nga autoritetet shtetërore.

Sipas asaj që raportojnë mediet në Greqi, ata kishin marrë me qira ndërtesa të ndryshme, në të cilat strehoheshin dhe funksiononin shtëpitë publike. Pronat në të cilat vepronin shtëpitë publike jepeshin me qira nga një anëtar i grupit kriminal, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen/mbrojtjen e objekteve dhe mbikëqyrjen e femrave.

Në kuadër të operacionit policor, u kryen kontrolle të njëkohshme në 7 shtëpi publike, një minimarket, një kompani makinash me qira si dhe në një shtëpi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit shqiptarë: Marjol Bardhi 36 vjec, Aleksi Muskaj 35 vjec dhe Laureta Bashari 52 vjec, si dhe një bullgar, një shtetase gjermane dhe një rumune.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit shqiptarë Myfit Ademi 36 vjec dhe Fatjon Gjerani 42 vjec.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë publike, u gjetën dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjeç, si dhe një greke, një rumune, një gjeorgjiane, dy moldave dhe një nigeriane nga 31 – 58 vjec.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH