Globi

SHBA nis kamionët me ndihma, për herë të parë përmes portit të ri për në Gaza

Shkruar nga Liberale

SHBA nis kamionët me ndihma, për herë të parë

Kamionë me ndihmat e nevojshme humanitare për Rripin e Gazës kanë kaluar për herë të parë më 17 maj përmes portit të ri të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara për në enklavën e rrethuar, pasi Izraeli ka kufizuar kalimet nëpër kufijtë tokësor.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se presin që deri në 150 kamionë me ndihma të hyjnë në Rripin e Gazës, në kohën kur Izraeli po vazhdon luftën në jug, në qytetin e Rafahut, kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Por, SHBA-ja dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se projekti i portit nuk mund të shihet si zëvendësim për dërgesat tokësore, të cilat do të mund të sillnin të gjithë ushqimin, ujin dhe karburantin e nevojshëm në Gazë.

Para nisjes së luftës, mbi 500 kamionë me ndihma kanë hyrë mesatarisht në ditë në Gazë.

Kamionë me ndihmat e nevojshme humanitare për Rripin e Gazës kanë kaluar për herë të parë më 17 maj përmes portit të ri të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara për në enklavën e rrethuar, pasi Izraeli ka kufizuar kalimet nëpër kufijtë tokësor.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se presin që deri në 150 kamionë me ndihma të hyjnë në Rripin e Gazës, në kohën kur Izraeli po vazhdon luftën në jug, në qytetin e Rafahut, kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Por, SHBA-ja dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se projekti i portit nuk mund të shihet si zëvendësim për dërgesat tokësore, të cilat do të mund të sillnin të gjithë ushqimin, ujin dhe karburantin e nevojshëm në Gazë.

Para nisjes së luftës, mbi 500 kamionë me ndihma kanë hyrë mesatarisht në ditë në Gazë./ REL

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH