Globi

SHBA/ Gjobë me 1000 dollarë për tre sanduiçë në stacionin e metrosë

Shkruar nga Liberale

SHBA/ Gjobë me 1000 dollarë për tre sanduiçë në

Amerikania Leticia Bishop u akuzua gabimisht më shumë se 1000 dollarë për një sanduiç në një stacion metroje në Columbus, Ohio, dhe aktualisht nuk ka para për të përballuar ushqimet bazë.

Bishop u gjobit me 1,021.50 dollarë për tre sanduiçë muajin e kaluar, duke përfshirë 1,010 dollarë për vetëm një sanduiç, por asaj ende nuk i janë rimbursuar, raporton New York Post.

Tani për tani po përpiqem t’ia dal me bukën e gojës”, tha ajo për televizionin amerikan ABC.

Sanduiçët në atë dyqan kushtojnë midis 6,50 dhe 12 dollarë. Sipas gruas amerikane, ajo nuk ka mundur të kontaktojë me dikë që mund ta ndihmojë nga kompania që zotëron dyqanin për gati dy muaj.

Ajo shtoi se në një moment nuk mund të blinte ushqime bazë sepse llogaria e saj ishte në të kuqe.

Dyqani ku ajo bleu sanduiçët është mbyllur që atëherë dhe kompania që e ka në pronësi nuk ka njoftuar ende asgjë për të.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH