Globi

Senati italian i thotë "PO", marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Shkruar nga Liberale

Senati italian i thotë "PO", marrëveshjes me

Senati Italian miratoi sot marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Sipas medieve italiane, marrëveshja u miratua me 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim, duke hedhur poshtë amendamentet  e opozitës se majtë.

Më 24 Janar Dhoma e Deputetëve e miratoi këtë protokoll me shumicë votash.

Ndërkohë në Parlamentin shqiptar ky protokoll ende nuk është miratuar edhe pse Gjykata Kushtetuese më datë 29 Janar i hapi dritën jeshile ratifikimit.

Gjykata Kushtetuese e konsideroi Protokollin për Migracionin në pajtim me Kushtetutën sepse nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë.

Protokolli për Migracionin me Italinë u nënshkrua mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres italiane, Giorgia Meloni më 6 Nëntor 2023.  

Marrëveshja parashikon ndërtimin e dy qendrave në Gjadër për strehimin e emigrantëve. Kapaciteti maksimal i numrit të emigrantëve nuk do të jetë më shumë se 3 mijë.

Projektligji parashikon që pala italiane, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, krediton 16.5 milionë Euro si paradhënie të një shume të madhe të rimbursimeve që lidhen me vitin e parë të aplikimit, duke mbuluar kështu koston.

Më pas, pala shqiptare do t’i komunikojë palës italiane shumën e shpenzimeve të kryera. Në mënyrë të veçantë, ligji autorizon shpenzime për vitin 2024 që synojnë krijimin e strukturave dhe pajisjeve instrumentale të nevojshme, që arrijnë në rreth 47.7 milionë Euro. Është krijuar një fond prej 89.1 milionë Euro për këtë vit dhe 118.5 milionë Euro për secilin nga vitet 2025-2028.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH