Globi

Scholz udhëton me tren në Kiev, njofton ndihmë të re ushtarake prej 650 milionë eurosh

Shkruar nga Liberale

Scholz udhëton me tren në Kiev, njofton ndihmë të re

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbërritur në Kiev në një vizitë të papritur, njoftuan mediet e huaja. 

Sipas raportimeve të huaja, lideri gjerman do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gjithashtu do të njoftojë dorëzimin në dhjetor të armatimeve të tjera me vlerë 650 milionë euro.

“Për më shumë se 1000 ditë, Ukraina është mbrojtur heroikisht kundër luftës së pamëshirshme të agresionit rus”, tha Scholz duke shtuar se “Gjermania do të mbetet mbështetja më e fortë e Ukrainës në Evropë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH