Globi

"Rusia po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA", paralajmërimi i kompanisë amerikane Microsoft

Shkruar nga Liberale

"Rusia po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet

"Në 45 ditët e fundit janë aktivizuar fushata online ruse që po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, por me ritme më të ngadalta se në zgjedhjet e fundit", njofton kompania amerikane Microsoft. 

“Llogaritë e lidhura me Rusinë po përhapin përmbajtje përçarëse në publikun amerikan, duke përfshirë kritikat për mbështetjen e SHBA për Ukrainën,” tha Microsoft në një deklaratë, raporton Reuters.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por Kremlini tha muajin e kaluar se nuk kishte ndërmend të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Moska zyrtare hodhi poshtë gjithashtu akuzat e SHBA-së se Rusia orkestroi ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.


Edhe pse aktiviteti rus nuk është aq intensiv sa përpara zgjedhjeve të mëparshme, ai mund të ndryshojë dhe intensifikohet në periudhën e ardhshme, sipas deklaratës së Microsoft.

“Mesazhet e lidhura me Ukrainën të dërguara përmes mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale kanë marrë hov në dy muajt e fundit. Aktivitetet më të frytshme të këtij lloji lidhen me administratën presidenciale ruse”, pretendon Microsoft, duke deklaruar se një nga qëllimet kryesore është përhapin dezinformata në gjuhë të ndryshme përmes internetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH