Globi

Rusia: Forca tona ajrore rrëzuan 17 dronë ukrainas!

Shkruar nga Liberale
Rusia: Forca tona ajrore rrëzuan 17 dronë ukrainas!

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 17 dronë ukrainas mbi rajonet Bryansk, Kursk, Belgorod dhe Kalushka gjatë natës.

Kështu njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Në njoftim saktësohet se sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë “shkatërruan dhe përgjuan” nëntë drone mbi rajonin Bryansk, tre mbi territorin e rajonit Kursk, dy mbi rajonin Belgorod dhe tre mbi rajonin Kalush, raporton RIA Novosti.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi i djeshëm rus në sektorin energjetik të Ukrainës me 34 raketa të llojeve të ndryshme shënjestroi objekte gazi të rëndësishme për furnizimin e Bashkimit Evropian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH