Globi

FOTO E VITIT/ Gruaja palestineze me trupin e mbesës së vdekur 5-vjeçe, fituese e çmimit në shtypin botëror

Shkruar nga Liberale

FOTO E VITIT/ Gruaja palestineze me trupin e mbesës së vdekur

Fotografi i Reuters, Mohammed Salem fitoi çmimin prestigjioz 2024 "World Press Photo of the Year" të enjten për imazhin e tij të një gruaje palestineze me trupin e mbesës së saj pesëvjeçare në Rripin e Gazës.

Fotografia është shkrepur më 17 Tetor 2023, në spitalin Nasser në Khan Younis në Gazën jugore, ku familjet po kërkonin për të afërmit e vrarë gjatë bombardimeve izraelite të enklavës palestineze.

Imazhi fitues i Salem portretizon Inas Abu Maamar, 36 vjeçe, duke qarë ndërsa mban trupin e veshur me çarçafë të Saly-t në morgun e spitalit.

"Mohammed e mori lajmin për çmimin e tij WPP me përulësi, duke thënë se kjo nuk është një foto për të festuar, por se ai vlerëson njohjen e saj dhe mundësinë për ta publikuar atë për një audiencë më të gjerë,", tha Redaktori Global i Reuters për Foto dhe Video, Rickey Rogers. në një ceremoni në Amsterdam.

Sipas jurisë, fotografia është realizuar me respekt dhe kujdes, por imazhi tregon edhe 'humbjen e paimagjinueshme'. Fotografia është bërë në morgun e spitalit Nasser, në tetor të vitit 2023.

'Juria u prek thellë nga mënyra sesi ky imazh ngjall një emocion. Një reflektim emocional në çdo shikues. Ofron një vështrim metaforik dhe fjalë për fjalë për një humbje të madhe', tha Joumana El Zein Khoury drejtoresha ekzekutive World Press Photo.

“Ai shpreson me këtë çmim që bota të bëhet edhe më e ndërgjegjshme për ndikimin njerëzor të luftës, veçanërisht te fëmijët”, tha Rogers, duke qëndruar përpara fotos në Nieuwe Kerk në kryeqytetin holandez.

FOTO E VITIT/ Gruaja palestineze me trupin e mbesës së vdekur

Duke shpallur çmimet e tij vjetore, Fondacioni World Press Photo me bazë në Amsterdam tha se ishte e rëndësishme të njiheshin rreziqet me të cilat përballen gazetarët që mbulojnë konfliktet./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH