Globi

RRËFIMI/ U qëllua 12 herë me thikë në një auditor, shkrimtari Salman Rushdie tregon si humbi njërin sy: Çdo ditë mërzitem!

Shkruar nga Liberale

RRËFIMI/ U qëllua 12 herë me thikë në një auditor,

Shkrimtari i njohur, Salman Rushdie së fundmi ka bërë një rrëfim tronditës për ngjarjen e rëndë që përjetoi 2 vite më parë, teksa u godit me thikë në skenë dhe si pasojë humbi njërin sy. 

Autori fitues i çmimit Booker tha se syri i tij mbeti i varur poshtë fytyrës “si një vezë e zier butë” dhe se humbja e syrit “e mërzit atë çdo ditë”.

“Më kujtohet se mendoja se po vdisja,” tha ai. “Për fat të mirë, gabova”. Rushdie tha se ai po përdor librin e tij të ri, Knife, si një mënyrë për të luftuar kundër asaj që ndodhi 2 vite më parë.

Kujtojmë se sulmi ndodhi në një institut arsimor në shtetin e Nju Jorkut në Gusht 2022, teksa ai po përgatitej të jepte një leksion.

Romancieri kujtoi sesi sulmuesi erdhi "duke ngjitur shkallët me shpejtësi" dhe e goditi me thikë 12 herë, duke përfshirë në qafë dhe në bark, në një sulm që zgjati 27 sekonda.

“Nuk mund ta kisha luftuar”, tha autori. “Nuk mund të kisha ikur prej tij”.

Ai u dërgua në një spital me helikopter dhe kaloi gjashtë javë duke u rikuperuar atje. Autori britaniko-amerikan me origjinë indiane, 76 vjeç, është një nga shkrimtarët më me ndikim të kohëve moderne.

Sulmimi i tij asokohe u kthye në kryefjalë e lajmeve në mbarë botën.

Autori më parë kaloi disa vite të fshehur pasi botimi i vitit 1988 i Vargjet Satanike shkaktoi kërcënime kundër jetës së tij. Shkrimtari pranoi se kishte menduar se dikush mund të “kërcejë nga një audiencë” një ditë.

“Është e qartë se do të kishte qenë absurde që të mos më kalonte në mendje.”, shtoi Rushdie./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH