Globi

Rrëzohet helikopteri në alpe, tre të vdekur dhe tre të plagosur

Shkruar nga Liberale
Rrëzohet helikopteri në alpe, tre të vdekur dhe tre të

Një aksident tragjik është regjistruar në alpet zvicerane ku është rrëzuar një helikopter dhe si pasojë kanë humbur jetën tre persona si dhe janë plagosur tre të tjerë.

Ngjarja u regjistrua të martën e 2 prillit, në malin Petit Combin në Alpet zvicerane. Helikopteri është rrëzuar në lartësinë 3.668 metra mbi nivelin e detit, për arsye ende të papërcaktuara.

Në helikopter ishin pilotoi, një udhërrëfyes malor dhe katër klientë të tij. Shtatë helikopterë janë dërguar në vendngjarje në kuadër të operacionit të shpëtimit.

Dy prej të plagosurve iu dha ndihma e parë përpara se të transportoheshin me avion në një spital në, Sion. Një person i tretë u shpëtua pak kohë më vonë, tha policia.

“Tre pasagjerët e tjerë për fat të keq u gjetën të vdekur”, thuhet në deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH