Globi

Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore greke pranë Peloponezit, vdes piloti

Shkruar nga Liberale

Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore greke pranë Peloponezit, vdes piloti

Një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mëngjesin e sotëm gjysmë milje detare në veriperëndim të aeroportit të Kalamatës, në gadishullin e Peloponezit. Si pasojë ka vdekur në vend piloti.

Avioni, i cili u ngrit nga departamenti 120 i Trajnimit Ajror, ka humbur kontrollin, teksa po i afrohej aeroportit, pranë gardhit rrethues.

Sipas njoftimit zyrtar të Forcave Ajrore greke, avioni u rrëzua në orën 11:28 dhe piloti 41 vjeçar Epaminondas Kosteas ka humbur jetën.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e rrëzimit të tij dhe specialistët ndodhen në vendgjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH