Globi

Rrëmbeu foshnjën në spital, policia arreston babain biologjik në Janinë

Shkruar nga Liberale

Rrëmbeu foshnjën në spital, policia arreston babain biologjik

Policia greke ka arrestuar një 32-vjeçar në Janinë pasi akuzohet se ka rrëmbyer një foshnjë në spital.

Sipas medieve greke 32-vjeçari, i cili mësohet se është babai biologjik i foshnjës, ka rrëmbyer fëmijën nga Spitali i Përgjithshëm Universitar i Janinës ku po trajtohej.

Mjekët e spitalit njoftuan policinë, e cila pas një hetimi, gjeti foshnjën tek të afërmit e 32-vjeçarit, të cilët e dorëzuan vullnetarisht. Më pas fëmija u dërgua përsëri në spital.

“Fëmija ka qenë i shtruar në spital nga data 20 shkurt deri në mesditën e sotme dhe shoqërues zyrtar i fëmijës ka qenë ky zotëri. Kur zotëria u njoftua se fëmija do të shkonte në një institucion, pati një reagim”-thanë burime nga spitali. Me urdhër të prokurorit, fëmija është transferuar në Spitalin e Artës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH